Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas vendimit të Metës për të vendosur një datë të re zgjedhjesh vendore më 13 tetor.

Në një shënim në twitter Spiropali i drejton një pyetje Metës: kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre?

”Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre?

Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!”– shkruan Spiropali. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re