Skip to content

Spiropali reagon ndaj Berishës: ‘Shkulmon’ nga mbrapa diellit! Dje ka marrë lajmin e keq

  • 20/05/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

 

Me anë të një postimi në Facebook Spiropali shkruan se Berisha po ‘shkulmon’ për shkak të deklaratave të deputetit gjerman një ditë më parë.

 

Gjatë ditëve të fundit Berisha ka hedhur vazhdimisht akuza ndaj qeverisë ndërsa një ditë më herët deputeti gjerman, Gunther Krichbaum në një intervistë në media deklaroi se nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike nëse ajo do t’i kthehej të shkuarës.

 

Saliu sot ka tërë ditën që shkulmon nga mbrapa diellit dhe çfarë nuk thotë përveç asaj që e ka shtyrë të shkulmojë! Dje ka marrë lajmin e keq fare se emri i është fshirë edhe nga lista e miqve në CDU dhe madje se po e vunë në krye, do ta nxjerrin megjithë parti jashtë nga PPE! Mirë Saliu që na ka lënë e bërtet jam gjallë, po të gjallët që vazhdojnë e ndjekin si nuk marrin vesh asgjë xhanëm!- shkruan Ministrja.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë