Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka vizituar sot Nunciaturën Apostolike të Vatikanit në Tiranë për të shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta e Papa Françesku.

Gjatë vizitës, ajo la një shënim në Librin e Ngushëllimeve, ku vlerësoi Papa Françeskun si një dishepull të përkushtuar të Jezu Krishtit, i cili ia kushtoi jetën shërbimit të Zotit, Kishës, besimtarëve dhe kauzave të drejtësisë shoqërore dhe paqes.

Spiropali nënvizoi gjithashtu angazhimin e Papa Françeskut për mbrojtjen e të brishtëve dhe të margjinalizuarve dhe kujdesin e tij të veçantë për popullin shqiptar, si dhe për harmoninë dhe vëllazërinë fetare në Shqipëri.

Në shënimin e saj, Spiropali shkruan: “Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!”. Ajo u prit nga i Ngarkuari me Punë i Selisë së Shenjtë, Imzot Ionuţ Paul Strejac.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko