Ministrja per marredheniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklarates se zëdhënësit te Metes, Tedi Blushi i cili u shpreh: ”Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”.

Me ane te nje reagimi ne twitter, Spiropali teksa i ka sqaruar Metes pluralizmin, ka shtruar pyetjen: Pse nuk thotë gjë për dhunën Ilir Meta?

Reagimi i plote:

Ilir Meta qenka dakord që zgjedhjet janë të popullit po paska hallin e pluralizmit! Bukur. 

Pluralizëm dmth të gjithë në një mendje që populli vendos me zgjedhje dhe secili në mendjen e vet hyn apo s’hyn në zgjedhje! 

Pyetja që mbetet është: Pse nuk thotë gjë për dhunën Ilir Meta?

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re