Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali deklaroi sot se “me letrën drejtuar OSBE-së, Presidenti Meta thjesht ka pranuar se nuk është mbi palët, por është udhëheqësi i njërës palë”.
Spiropali reagoi pas deklaratës së sotme të Presidentit Ilir Meta, i cili theksoi se “i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, ministrit të Jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajčák (që ka kryesimin e radhës) dhe Presidentit të Asamblesë së OSBE-së, që të ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës në Shqipëri.
“Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes palëve!
Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes palëve, po thjesht udhëheqësi i njërës palë.
Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat: Export-Import Kafeje Qamili shpk”, tha Spiropali. ()