Me injorancën që karakterizon të gjithë ish-mjaftistët, Elisa Spiropali, i ka hapur një problem të madh Partisë Socialiste. Për tri dekada me radhë socialistët janë mbajtur si trashëgimtarë të rezistences antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare dhe kjo ka qenë vija e madhe ndarëse me të djathtën revanshiste, që u shpërfaq pas rënies së komunizmit.

Por, mercenarët që janë kooptuar si garues tenderash në PS, nuk duan t’ia dinë për këto vlera.

Prandaj, Elisa Spiropali ka dashur të sulmojë kundërshtarin politik, Ilir Meta, duke thënë se ai është bërë si gjenerali i ushtrisë së vdekur, që po dekoron ata që kanë vdekur prej 100 vjetësh.

Por sulmi i Spiropalit, ndaj dekorimeve të Vojo Kushit dhe Vasil Laçit, në studion e “Opinion”, ka ngjallur reagimin edhe të mbështetëave të mazhorancës në studio.

Gazetari Baton Haxhiu, i cili është parë të vërë duart mbi krye, duke dëgjuar Elisën, i ka thënë: “Mos fol ashtu Elisa, ata njerëz kanë dhënë jetën oër atdheun”.

Këtë qëndrim kambajtur edhe Lorenc Vangjeli, duke dënuar këtë injorancë uluritëse, duke thënë se presidentit i bën nder që dekoron të vdekurit sesa ta bëjë më këta të sotmit.

Edhe Fevziu, që njihet për antikomunizmin e tij proverbial, ndërhyri duke thënë: “Unë kam kritikat e mia për luftën, por ata kanë rënë dëshmorë”.

Kur janë futur reklamat në studion e “Opinion”, një gazetar ka komentuar: “Epo dëshmorët dekorata mund të marrin, se tendera nuk marrin dot”.

Kjo deklaratë e idhtares së Skënderbeut është në vijim të qëndrimeve të dikurshme të Ramës, që e quante Luftën Nacional-Çlirimtare si luftë civile dhe në vazhdën e dekorimit që kryeministri i bëri Mit’hat Frashërit./Lapsi.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re