Gazetari Erjon Skëndaj ka hedhur poshtë deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me pacíentët e shtruar në spítalet Còvid. Në përditësimin e sotëm, u tha se janë 124 të shtruar, por sipas Skëndaj shifra është shumë herë më e madhe dhe aktualisht janë 270 qytetarë në spitale.
Ai shtoi se po ezaurohen kapacitetet në të dyja spítalet dhe kanë mbetur vetëm 50 vende të lira, ndërkohë që pacíentët nuk po marrin shërbimin e duhur pasi sipas tij, nuk ka staf mjekësor për ti ushqyer apo higjenizuar.
Në një raportim live për News24, Skëndaj tha: “270 të shtruar në të dyja spítalet Còvid dhe jo aq sa thotë ministria e Shëndetësisë. Ministria kur thotë atë shifër i referohet vetëm personave që kanë rezultuar pozitiv. Nuk tregohet realiteti. Në spitalin ku jam une janë 7 të intubuar dhe jo vetëm 4. Shifrat që jep ministria nuk janë të vërteta. Po ezaurohen kapacitete në të dyja spitalet. Janë 50 vende të lira në të dyja spítalet. Ministria ka deklaruar se i ka gati kapacitetet për ato paciente në prag të shërimit, kjo do të zbrazte spítalet që po kalojnë një ngarkesë të madhe.
Ministria ka raportuar se ka gati personelin, madje disa ditë më parë ka prezantuar personelin. Madje tha se po trajnoheshin mjekë dhe infermiere. Vetë ministria e ka pohuar me të madhe se ne i kemi kapacitetet, njerëzore, godina apo shtretër.
Dy spítalet Còvid në fakt po vuajnë. Por sipas ministrisë kanë 124 pacíente. Apeli i drejpërdrejtë i vete pacíenteve eshte fakti se ka një numër relativisht të vogël të infermierëve në raport me pacientët. Higjienizimi i pacientëve, ushqimi i tyre, nuk po behet. Apeli është për të patur ndihmës infermier, sepse nuk ka kush kudjeset për të sëmurët.
Vetë kapacitetet e reanimacionit ku janë vendosur 13 pacíentë është për 8. Stafi mjekësor që ka shërbyer për më shumë se një javë është vetëm një klinikë mjekësore. Klinika tjetër do të fillojë nesër. Puna do ndahet përgjysëm se do të vijnë mjekët e tjerë që kanë qenë pushim.Te senatoriumi është përqendruar vëmendja pasi është një prej zonave më delikate me fluksin më të madh…”.
