Shtimi i numrit të rasteve të reja me Covid, ka bërë që autoritetet shëndetësore të vënë në zbatim skenarin për përgatitjen e spitaleve rajonalë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni.

 

Në Durrës, i gjithë reparti i infektivit po kthehet në spital Covid ndërsa do të ketë në total 40 shtretër.

 

NADIRE JANI

DREJTORESHE E SPITALIT RAJONAL DURRËS 

 

Aktualisht reparti i infektivit është i hapur, por nuk është për Covid sepse skenarëve që na dërgon MSH. Në momentin kur do thonë po do hapen, ne do e hapim. Madje këto ditë ne po mbulojmë spitalin me postacione oksigjeni. Gjithë spitali po bëhet me oksigjen. Ka filluar puna e për tre-katër ditë mbaron.

 

Përgatitje po bëhen  gjithashtu edhe në spitalin e Fierit.

 

KUJTIM LLAPI

DREJTOR I SHERBIMIT SHENDETESOR PER JUGUN

 

Ka kohë që janë marrë masat. Pavijonet e infektivit janë gati ashtu si dhe stafi nuk paraqet mungesa. Kemi edhe mjek pneumolog, infeksionist dhe infermier. Por nuk mendoj se do të vijë puna deri atje. Mendohet se nëse do të ketë një shtrëngesë të madhe, spitali i Fierit mund që të kthehet një pjesë e tij, një ose dy pavijone të kthehen në COVID. 

 

Ndërkohë në spitalin e Lezhës po shihet mundësia për 16 shtretër ku do të marrin trajtim pacientët që do të paraqiten në gjendje të rënduar si pasojë e komplikacioneve nga Covid.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re