Tre mjekët e Spitalit Amerikan 2 në Tiranë janë zyrtarisht nën hetim nga policia dhe prokuroria në lidhje me vdekjen e pacientes 28-vjeçare Irida Hasalla. mjekët dhe anestezisti janë proceduar në gjendje të lirë të akuzuar për neglizhencë të trajtimit mjekësor. Sipas burimeve, për shkak se në Kodin Penal, kjo vepër konsiderohet si kundërvajtje, mjekët janë favorizuar nga ligji dhe nuk janë arrestuar ende. Nëse do të kenë ashpërsim të masës ndaj tyre, kjo mbetet për tu parë në varësi të hetimeve dhe provave që policia do të gjejë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Grupi hetimor ka sekuestruar kartelat klinike të spitalit, dokumente hyrje-dalje si dhe dosjen mjekësore që vërteton se 28-vjeçarja po mjekohej nga kanceri në mitër. Megjithatë, mjekët e spitalit Amerikan e futën të renë në operacion estetik më datën 29 janar, ndërsa ajo humbi jetën një ditë më parë e dyshuar nga tromboza.

Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim dhe kane akuzuar drejtpërdrejt spitalin Amerikan 2 në Tiranë për shkelje të procedurave dhe standardeve mjekësore si dhe mjekët që asistuan në ndërhyrje, duke thënë se neglizhuan gjendjen shëndetësore të Iridës e për pasojë ajo humbi jetën.

Ishte Arenc Hasalla, vëllai i viktimës, i cili bëri kallëzimin për ngjarjen e rëndë, pasi sipas tij spitali Amerikan është përgjegjës për humbjen e jetës së motrës. Hasalla ka pretenduar se spitali ishte në dijeni se ajo trajtohej për kancerin, por e kishin siguruar se nuk ka rrezik për gjendjen e saj shëndetësore.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re