Skip to content

Spitali i Fierit, Rama: 50 persona personel turk dhe 320 shqiptar. Do menaxhohet nga turqit dhe pagat do jepen sipas performancës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në spitalin e Fierit 50 persona do jenë personel turk dhe 320 persona personel shqiptar. Këto të fundit do përzgjidhen nga personeli turk.

Rama shprehet se gjatë periudhës së tranzicionit 1-3 vjet, spitali do të menaxhohet nga turqit, personeli do të jetë i përzierë, ndërsa pagat do të jepen sipas performancës.

“Sot kemi më në fund mundësi të shohim realizimin e këtij projekti, me presidentin e Turqisë këtë çështje e kemi shtruar më parë, ia kam prezantuar dhe Gramozit që e kemi shtruar. Për 1001 arsye u bë e mundur vetëm së fundmi. Ky spital do ti shërbejë një zone më të gjerë.

Do të jetë spital publik, si të gjithë spitalet e tjera, pa pagesë, jo spital privat me faturë ekstra. Ajo që unë e konsideroj të rëndësishme është se nuk do jetë një qendër që do transferohet energjia më moderne. Do të pajiset nga A te ZH-ja nga Turqia, do të jetë një qendër e transferimit të dijes. Do të pilotohet autonomia spitalore.

50 persona personel turk dhe 320 persona personel shqiptar. Personel turk do ketë që nga drejtuesi i spitalit. Personel ishqiptarë do bëhet nga spitlai i Fierit në bazë të një testi që do të bëhet nga personeli turk”, tha Rama.