Pas Spitalit Infektiv, edhe Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në karantinë për trajtimin e të prekurve me COVID-19. Ekspertja e ISHP, Silva Bino tha për mediat se kjo gjë bëhet për të ulur fluksin në Infektiv. Ajo theksoi se do të nisë zëvendësimi i personelit mjekësor

 

“Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID, sipas skenarëve, për të lehtësuar edhe fluksin në spitalin Infetiv dhe Ministria e Shëndetësisë po merr masa për zëvendësimin e personelit me mbi 2200 vullnetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar stafet mjekësore në terren. Dua të bëj një apel për mjekët të zbatojnë me kujdes masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit.”

 

Ajo përsëriti thirrjen që qytetarët që kanë shqetësimë shëndetësore të mos paraqiten në spital, por të telefonojnë 127.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re