Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar zërat lidhur me mbylljen e mundshme të spitalit të Tepelenës. Përmes një reagimi zyrtar, saktësohet se nuk bëhet fjalë për mbyllje të spitalit, por transferim.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ky transferim vjen si domosdoshmëri për rritje të kapaciteteve të këtij spitalë, në bazë edhe të nevojave të qytetarëve.

 

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizon se spitali i Tepelenes, nuk do të mbyllet, por do të transformohet gradualisht në një spital që do t’i shërbejë më mirë nevojave të popullsisë me demografi të ndryshuar, ku është shtuar popullsia e moshuar, dhe nevojave që ka kjo popullsi, të paplotësuara deri tani, siç është kujdesi paliativ, geriartria e riaftësimi. Shtretërve të destinuar në planin e vjetër për kirurgji, obsetrike etj, do t’iu ndryshojë destinacioni për nevojat reale të qytetarëve të Tepelenës, në këtë etapë të transformimeve të ndodhura në shëndetësi.

 

Ky transformim që do të ndodhë gradualisht, është bërë i mirë menduar dhe i konsultuar me të gjitha strukturat, përfshirë edhe strukturat vendore të Tepelenës. Është konsultuar publikisht dhe është lançuar edhe në Kongresin e Parë të Shëndetësisë në mars të vitit 2023.”- thuhet në njoftim. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re