Situata e pandemisë në vend vijon të jetë tepër shqetësuese ku numri i rasteve të reja ka pësuar një rritje eksponenciale javët e fundit.

Burime për faxweb bëjnë me dije se janë konfirmuar 10 pacientë të infektuar në Spitalin psikiatrik të Elbasanit “Sadik Dinci” . Mësohet se disa infermierë janë në pritje të tamponit, pas shfaqjes së simptomave, duke e bërë spitalin psikiatrik një vatër të nxehtëve të infektimeve me Covid.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që janë kryer 2241 testime.

Sakaq u bë me dije se në 24-orët e fundit, betejën me virusin e kanë humbur 8 qytetarë, ndërkohë që është shënur rekord personash të shëruar duke kapur shifrën 564.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re