Pritet që shumë shpejt spitali “Shefqet Ndroqi” të zbrazet nga pacientët me Covid-19 dhe t’i kthehet normalitetit.

Momentalisht në spital janë vetëm tre persona të shtruar me Covid-19.

Ndërkohë të shëruar në 24 orët e fundit janë nëntë qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 745.

Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm katër prej tyre janë në terapi intensive.

Ditën e sotme u shënuan 17 raste të reja, duke e dërguar numrin total të infektuarve në 933.

Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re