Skip to content

Spiun apo jo? Veliaj ironizon Metën: “Nuk na jep dot zgjidhje për të ardhmen, ka ende hesape për të larë”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është rikthyer sërish çështjes së hapjes së dosjeve, ku vetëm pak ditë më parë Autoriteti i Dosjeve bëri publike se një politikan i lartë me inicialet I.M ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, Veliaj tha se brezi i politikanëve të viteve ’80-90 ka ende hesape për të larë dhe nuk mund të jenë zgjidhje për të ardhmen e vendit.

“Disa mësime nga e kaluara po i nxëmë dhe disa gabime nuk po i bëjmë më. Brezi i gjyshërve tanë, edhe në Shqipëri, ende po sqarojnë kush ishte komunist, kush sigurims dhe kush spiun. Nuk është ky brezi që do na japë zgjidhjet për të ardhmen. Ai brez ka ende hesape për të larë për vitet ’80 dhe ’90.

 

Por, brezi ynë, që nuk e ka këtë barrë, që nuk e ka këtë ngarkesë, do duhet të marrë disa vendime të guximshme për të ecur përpara”, theksoi Veliaj.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë