Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është përplasur në rrjetet sociale me analistin Ilir Demalia. Replikat e njëpasnjëshme mes tyre degjeneruan nga akuzat për ish-sigumisa deri te historia rozë. Ky reagim i Spahos erdhi pas debatit të analistit me zëdhënësin e kryebashkiakut në detyrë, Fredi Beleri në një intervistë të zhvilluar më herët, mes këtyre të fundit.
I menjëhershëm ishte reagimi i analistit Demaliaj, i cili në një shkrim të publikuar në rrjete sociale e cilësoi deputetin Spaho, “Oturaku i Mareshalit”, ndërsa shton se ngjall vetëm neveri te qytetarët. Deputeti i PD-së, vazhdoi replikat dhe përplasjet në distancë. Demalia e konsideron deputetin demokrat si palluqe. Po ashtu, Demalia akuzon Spahon se ka një apartament me qira në katin e 7 në Korçë, ku aty bisedon me një mësuese që i paguan edhe kredinë.
Ndërsa sa për atë që Spaho e quan histori rozë shprehet se nuk është e vërtetë, sepse nëse do të ishte do e kishte marrë vesh gjithë Shqipëria. Ndërkohë më herët, deputeti Spaho në statusin e tij në “Facebook”, e cilësoi analistin, si një njeri jo të shkolluar, duke shtuar se që të gjithë talleshin me të.
REPLIKAT
EDMOND SPAHO
Ky i shkreti është pjerdhur nga trutë. Të atin e kishte këlysh të Sigurimit të Shtetit. Tani na çan me nder by… . (Spaho ndan dhe një artikull të një debati që Ilir Demalia pati mbrëmjen e së mërkurës me zëdhënësin e Fredi Belerit).
ILIR DEMALIAJ: “OTURAKU I MARESHALIT”
Sapo po u zgjova në mëngjes, hap telefonin dhe shikoj rreth 20 mesazhe në telefon. Të gjitha të njëjtin tekst: “Të ka sulmuar Edmond Spaho”! Në fillim nuk po më binte ndërmend kush është Edmond Spaho, pastaj u kujtova që është një nga këto prurjet ruraliste të demo(n)kracisë së pas ‘90, “profesori” apo oturaku i Mareshalit në Parlament. Kishte bërë një status ku shkruante: “Ky i shkreti është pjerdhur nga trutë. Të atin e kishte këlysh të Sigurimit të Shtetit.
Tani na çan me nder bythën”. Bashkëngjitur me një debat që kisha dje me Qirjo Dhuli Palikarin në lidhje me Qirjon tjetër Beleri’s, njeriun e masakrës së Peshkëpisë në 1994 ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë dhe këta “sovranistët” e partisë së “profesorit” dhe doktorit e vendosën kandidat të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Pas fjalës Sigurimi i Shtetit, nuk duhet pikë “profesor”, por presje se vazhdon fjalia. Aman të keqen se je dhe “profesor” dhe mos e pshurr “titullin e lartë të profesorit dhe deputetit”. Merresh me tim atë që ka 15 vjet që është larguar nga kjo jetë, nuk kam problem.
Merruni me mua, me tim atë, dhe me vëllain tim, dhe me nënën time, dhe kjo e larguar nga kjo jetë, se eshtrat e qenit të ngordhur do gjeni. Herë tjetër para së të flasësh për tim atë, shko ke doktori, Mareshali, dhe pyete për tim atë se e njeh mirë, dhe im atë e ka njohur mirë Mareshalin. Ju vazhdoni të keni formim komunist me luftë klasash se kështu jeni gatuar brumosur dhe damllosur nga lideri juaj Doktori. Ti shkruan për tim atë “këlysh i Sigurimit..”. Ti ngatërron detyrat! Këlyshët e Sigurimit ishin spiunët e sigurimit që rekrutoheshin me dosje sipas detyrës që i caktonin, bashkëpunëtor, rezident, agjent … edhe për këtë pyete Mareshalin se e di Mareshali çfarë di unë. Ata këlyshët e Sigurimit, pra spiunët i ke te partia ku ti shërben si oturak i Mareshalit, që prej krijimit të saj, që me liderin studentor e deri si parti që doli nga zyrat e Komitetit Central e ti asokohe ishe ndoshta në Devoll me skuadrat vullnetare të shkelësve të kufirit.
Unë kurrë nuk kam mohuar apo fshehur së ç’punë ka bërë im atë, pra në Ministrinë e Brendshme pas studimeve që kreu në Lenigrad sot ST Petesburg për kundërzbulim, as kur dha dorëheqje për “arsye shëndetësore” në vitin 1971. Pyete doktorin se di mirë këtë. Ashtu si as nuk kam mohuar tim atë kur u arrestua më 11 janar 1975 për agjitacion e propagandë. Nuk po zgjatem me pasojat dhe vuajtjet e familjes se jua kemi lënë ju ato, ju që vidhni gjithçka, sidomos ju që vërshuat pas 1990 si “luftëtarë të rrëzimit komunizmit”. Im at as nuk i ka shkaktuar njeriu dramë, as ka qenë shkaktar i burgosjes apo internimit të dikujt, dhe as nuk i ka venë dorë dikujt. Në të kundërt, ka ndihmuar njerëz. Edhe në gjyq doli e vetëm e nuk ngatërroi njeri. Unë e kam hapur dosjen e tim ati dhe timen, pra babë e bir ndjekur nga Sigurimi iShtetit me 2A deri në prill 1991 dhe me përgjim të telefonit të shtëpisë, megjithëse unë isha larguar nga Shqipëria në korrik 1990, kur ti ndoshta atë kohë ishe me vullnetarët e Enverit për të ardhur në Tiranë për të mbrojtur monumentin e Enverit ashtu siç mbron sot doktorin.
Për mos e zgjatur me ty se nuk ke asnjë vlerë dhe integritet përpos se oturak i Mareshalit, bëj një gjë që të çlirosh veten nga akuzat se ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, shko tek Autoriteti Dosjeve të Sigurimit dhe merr një vërtetim që nuk ke qenë bashkëpunëtor apo ke pasur lidhje përfitimi nga Sigurimi. Ti më kujton personazhin fshatar të Balzakut që kishte zbritur në Paris, ku shkruan, “se pas çdo qoshe muri hapej veshi i fshatarit si lëpjetë rrushi që përgjonte …”. Unë të shkruaj fakte, ti bën bla-bla-bla si oturak. Vazhdoni kështu se veç neveri ngjallni te njerëzit. Duket se debati nuk është ndalur këtu, sepse pas këtij qëndrimi, deputeti Edmond Spaho i është kthyer sërish analistit Demaliaj, duke e quajtur këtë të fundit, “oturak të komunizmit”.
EDMOND SPAHO: FALEMINDERIT SYÇI PËR PËRGJIGJEN!
Faleminderit o “demokrat” i orëve të para, që para se të bëheshe i tillë, ishe oturak i komunizmit, familjarisht. Së paku, pranove që babanë e ke pasur eksponent të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme. A ka marrë apo jo njeri në qafë ai, unë nuk e di, por vendi i punës ishte që të merrje njerëz në qafe, pasi ishe syri dhe veshi i Partisë. Po të mos merrje njerëz në qafë, kur punoje në Sigurim, të hiqnin qafë Syçi. Syçi mos u hiq si i përndjekur, sepse më vjen të vjell zorrët e barkut.
Në Kinostudio të çoi posti i babait, ti as universitet nuk ke mbaruar, je me shkollë të mesme. Le pastaj, kur një gomar si ti, hiqeshe si “artist bohemë” bulevardit të Tiranës. Një gjë nuk kam kuptuar, pse në Kinostudio të thërrisnin Syçi, apo edhe ti ishe syri i ndokujt atje? Dardha nën dardhë bie Syçi. Ore ditëzi, a ke mbaruar në Amerikë ndonjë shkollë sepse na hiqesh si analist? Po të kishe ndenjur në Shqipëri do kishe mbaruar nja 2-3 “Kristale”, megjithëse në moshë të vonë.
Syçi nuk është turp të vish nga baltat e Devollit. Edhe Dritëroi nga ato balta doli, por i ka qarë vargjet për baltën e Devollit. Ajo që më shqetësoi në citimin tënd ishte kuptimi që i kishe dhënë baltës së Devollit. Dukej sikur thoshe një copë “katunar muti” nga kooperativat e Devollit, i jep mend “artistit bohem”, “tironcit” 24 karat të viteve ’80. Artisti i leshit, siç thoshte një miku im kur i vinte në majë të hundës. Por edhe në këtë rast gabon Syçi, sepse unë kam lindur në Tiranë, (nuk e zgjodha unë), gjimnazin e kam bërë te “Qemal Stafa”, universitetin tek “Ekonomiku”, 10-tsh absolut siç thuhej në atë kohë.
Më vonë u shkollova edhe në Amerikën tënde. Por nuk kam turp të them jam devolli. Ti Syçi, “artist bohem” dhe “tironc” duhet ta kesh origjinën nga Zona e Parë Operative, sepse Sigurimi vetëm nga ajo zonë merrte. Syçi të kujtohet bulevardi? Kë nuk mblidhte në ato kohë. Saçin që hante dy bukë dyzetshe dhe urinonte poshtë urës së Lanës nën brohoritjet e Kryeministrit të ardhshëm, Syçin e Kinostudios, Edin e Dinamos. Kryesisht budallenj dhe sigurimsa. Le kur shisje dëngla për takimet që bëje me Kadarenë dhe rakinë që pije me Dritëroin. Pika të rentë o oturak!
Të tërë tallnim menderen me ty. Syçi më bëre thirrje të shkoj tek Autoriteti i Dosjeve dhe të marr vërtetimin nëse ma mban b..tha. E kam publikuar disa herë, por për hatrin tënd po ta publikoj edhe një herë. Lexoje o “intelektual” që ngarkoje dhe shkarkoje dërrasat në Kinostudio. Jeni mbledhur ca surrate si ty që na mbitë në ekrane dhe po marrosni një popull të tërë. Tani do ta mbyll Syçi. I kërkoj ndjesë publikut për fjalët që përdora në postimin e parë për ty. E mendova shumë, por ishte e vetmja mënyrë për të të përshkruar, banal por i vërtetë. Të fala atij që babai yt e thërriste “Kasketa” dhe i thuaj ta botojë edhe përgjigjen time meqenëse e filloi këtë punë.
ILIR DEMALIAJ: KU ISHE TI PALLUQE EDMOND SPAHO?!
Palluqja e Parlamentit, i paska fryrë prapë bilbilit! Për të gjithë ata që nuk e dinë, para vitit 1990 ka qenë një Palluqe që i frynte gjithë ditën bilbilit për të drejtuar trafikun apo në gjykatë kur vinte autoburgu me të burgosurit i godiste të pandehurit me grusht me shqelm dhe policia qeshte.
Sot, Palluqja i demo(n)kracisë është Edmond Spaho. E keni parë sa fort frynte bilbilit të Saliut në Parlament! Sytë i dolën vendit si kapak zile të biçikletave 28-she kineze, gjëndrat tiroide ju frynë si bole dashi, ndërsa fytyra ju bë e murrme si mëlçi derri se nuk ndalonte pa i thënë Saliu pusho. Palluqja Mondi, më shkruan: Faleminderit o “demokrat” i orëve të para, që para se të bëheshe i tillë, ishe oturak i komunizmit, familjarisht. Së paku pranove që babanë e ke pasur eksponent të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme. A ka marrë apo jo njeri në qafe ai, unë nuk e di, por vendi i punës ishte që të merrje njerëz në qafë, pasi ishe syri dhe veshi i Partisë. Po të mos merrje njerëz në qafë, kur punoje në Sigurim, të hiqnin qafe Syçi.
Profesor mua më falen gabimet se siç thuan ti, njeri pa shkollë megjithëse i kam bërë 3 vjet për gjuhë dhe letërsi me korrespondencë pas vitit 1986 kur im atë mori pafajësinë dhe nuk arrita ta mbyll pasi u largova nga Shqipëria me ngjarjen e ambasadave në korrik 1990. Ç’bëje atëherë ti Mondi Palluqja?! Pra, në fjalën e fundit duhet pikëçuditëse, dhe ti nuk ke vënë asnjë shenjë pikësimi. Pak më i kujdeseshim Mondi Palluqja bilbilushi i Mareshalit, se je dhe profesor! Merresh me tim aatë që ka 20 vjet që ka vdekur, 52 vjet që është larguar nga Ministria e Brendshme me dorëheqje për arsye “shëndetësorë”. Arrestuar në 11 mars 1975 në kulmin e terrorit ku unë, im vëlla dhe nëna ime rrinim pa gjumë se pritnim çfarë po ndodh!
Rruga e Durrësit ku unë banoja çdo natë vinin kamionët dhe merrnin për internim njerëzit e që ishin damkosur si armiq të partisë. Nuk harroj dhe sot o Palluqe, që nëna ime një tironce dem-baba dem për 24 orë qepi dy triko leshi pasi nuk dinim çfarë na priste. Ku ishe ti profesor Palluqe Spaho në atë kohë?! Pas kësaj, nënën time e çuan pastruese për të larë halet e haleve si ty. Mua 16 vjeç më çuan në gurore. Vëllain tim 14 vjeç e dërguan të pastronte mutin e Rifuxhiove. Ku ishe ti o palluqe Spahiu?! Në prill të vitit 1975, na thërrasin në Hetuesi nënën time dhe mua në zyrën e Kryetarit të Hetuesisë Ali Korbi, i cili ishte dhe hetuesi i babait tim Binak Haxhia Demaliaj.
Në zyrë ishte edhe Feçor Shehu zëvendësministri i Brendshëm. Pasi na lanë 4 orë pritje në korridor na erdhi një polic dhe na drejtojë në zyrën e kryetarit të Hetuesisë. Na komunikuan se im atë është armik i partisë dhe pushtetit dhe si i tillë nëna ime duhet ta divorconte dhe unë ta mohoja si baba. Ku ishte ti Palluqe Spaho?! A di ti si ju përgjigj nëna ime o Palluqe Spaho, tironcja e mirë dhe zonja e madhe, më beso nuk e them se është nëna ime por kështu e njeh gjithë Tirona. Ajo pra ju drejtua Feçor Shehut dhe Ali Korbit fare thjeshte, por me një forcë karakteri që vjen nga pastërtia dhe besnikëria në të mirë e në të keq me atë me të cilin kishte lidhur jetën. Unë – ju drejtua nëna ime Feçor Shehut dhe Ali Korbit – nuk di dhe nuk merrem me politikë, por unë nuk mund të rris dy fëmijë jetim me babën gjallë. Pra, nuk mundem të divorcoj tim shoq.
Ku ishe ti Palluqe Spaho në atë kohë?! Feçor Shehu mu drejtua mua: – Dhe ti bën mirë mos ti ngjash Binakut se do të përfundosh si ai! Përgjigja ime vetëm 16 vjeç duke parë në atë gjendje nënën time që ishte bërë e bardhë pa pikë gjaku në fytyrë, në mënyrë instiktive të një revolte i thashë: – Po, nuk do ti ngjajë Binakut tim ati, dhe do ta mohoj, por para se të bëj këtë dua të pyes nënën time, me kë më ka mua që ti di kë kam baba?! Nuk po vazhdoj për gjendjen … Ku ishe ti o palluqe Spaho në atë kohë? Për tim atë po të përsëris një gjë, gjeji një dokument që ka dëmtuar jetën e dikujt! Në të kundërt ka ndihmuar njerëz. U hoq ai nga Sigurimi dhe prandaj përfundoi aty.
Kollaj të bësh trimin sot siç bëjnë oturakë si puna jote, duke i fryrë bilbilit të sekretarit të partisë së punës për 23 vjet shokut Sali, komunistit të fundit të mbetur në Evropën Lindore dhe mbaje më të madhe si antikomunist ti Palluqe Mondi Bilbili. Këto janë të dokumentuara dhe në dosjet e ndjekjes së tim ati dhe mua për vite me radhë me 2A nga Autoriteti Dosjeve. Më poshtë shkruan: Syçi mos u hiq si i përndjekur, sepse me vjen të vjell zorrët e barkut. Në Kinostudio të çoi posti i babait, ti as universitet nuk ke mbaruar, je me shkolle te mesme. Le pastaj, kur një gomar si ti, hiqeshe si “artist bohem” bulevardit te Tiranës. Kur më ke dëgjuar mua të them jam i përndjekur?! Në Kinostudio kam shkuar si rekuizitor (magazinier) ta shpjegova, mbasi im atë morri pafajësinë dhe fillova shkollën e lartë për gjuhë dhe letërsi në Shkodër.
Pra nuk kam mbajtur dërrasa. Por nga mosha 16 vjeç deri në 25 vjeç për shkak të arrestimit tim eti në 11 mars 1975, kam punuar në Gurore, ushtar në Xhenjo në Poliçan që hapnim tunelet e Poliçanit, në bujqësi, në ndërtim llaç e tulla në Ndërmarrjen 21 dhjetori dhe ty Palluqe këtë e quan paaftësi timen?! Më shkruan se hiqesha si artist bohem?! Unë jam tallur me artistët e Realizmit Socialist dhe kam qenë dhe jam njeri i lirë plotësisht, kjo ju vret tek unë ju dhe takëmit tuaj, se këtë se blini dot as me poste as me pare të korrupsionit dhe krimit që keni përfituar me pushtetin. Ku ishe ti në atë kohë Palluqe Spaho Bilbili?! Nuk më shantazhon dot njeri se jam njeri i lirë. Më poshtë shkruan: “Një gjë nuk kam kuptuar, pse në Kinostudio të thërrisnin Syçi, apo edhe ti ishe syri i ndokujt atje? Dardha nen dardhe bie Syçi”.
Po si je kaq idiot o mjeran! Po, ishte pseudonim i Sigurimit të Shtetit që ma vendosën në moshën 10 vjeçare me shefin e krimeve të Sigurimit Gëzim Çakërri, shok klase dhe mëhallë, ku nofka apo “pseudonimi” Syçi, që prej atëherë më shumë më dinë Syçi se Ilir, një emër që e dashuroj se më talon se jam I-lir. Po si je kaq galloshe kolkoziane o i mjerë në shekullin e XXI?! Shkruan se dardha bie nën dardhë, pra unë jam si tim atë! Po unë se mohova tim atë para Feçor Shehut fëmijë do ta mohoj para teje një çapa-çul shul profesor.
I ngjaje dhe ndjehem shumë mirë që i ngjajë atij babait tim. Ti o antikomunist i bilbilit që dashuron Agollin dhe të ka ngel gjilpëra ke Realizmi Socialist, prandaj je dhe i fryn bilbilushit të Doktorit, normale njeriu nuk del dot prej formimit dhe botëkuptimit tij, aq sa ka dalë doktori si komunisti-antikomunist aq mund të dalësh dhe ti, jo rastësisht ngroh vezët e doktorit. Pra, Dritëroi yt shkruante: Për Enver Hoxhën këngë thur tër jetën ( Ti Palluqe Spaho thur për Salinë!) Se nëna ime bukë i dame dhallë; Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm Na puthi ne fëmijëve mu në ballë Na puthi ne fëmijët e rreckosur Në tymin e kandilt e të pishës Të zverdhur press rigonit e prej gjizës.
Dhe pa në sytë tonë vetëtima, Dhe pa ata sot që ngrenë turbina. Ndërsa idhulli yt që unë e kam takuar jo njëherë, por nuk i kam shkuar dhe ndenjur zagar si ty…ka shkruar: “Ku ti kërkoj rrënjët e tua, Parti? Si një drap madhështor mbi këtë vend të lashtë. Ke mbirë ndaj udhës ku shkojnë shtrëngatat. Ato rrahin e të shkulin, po ti veç vaditesh prej shqotës tyre. Dhe mes shqotash rritesh…”. Pra, e kupton kë ke idhuj ti shoku Oturak Palluqe Spaho, takëmin që ti i takon dhe të ka frymëzuar. Jeni kaq perverse dhe të ndyrë se jeni të komleksuar dhe doni të lani m…. me sh… dhe nuk leni të gjallë dhe të vdekur, familjarë dhe fëmijë pa damkosur o damllahane!
Ju nuk keni as norma as burrëri, ju jeni kurva bura. Ke kaq ditë që merresh me familjen time, merru me mua o Palluqe Bilbil Spaho! Di dhe unë për familjen tënde jo si sajon ti, por …, po nuk hy as te vajzat as te gruaja. Ç’faj kanë ato që kanë një burrë Bilbil Palluqe në shtëpi. Meqë e kërkove po ta them: A e di gruaja jote se ti i paguan mësueses E… nga Maliqi kreditin e saj dhe ke një apartament me qira në katin e 7 të në Korçë dhe aty “bisedoni” me E… Nuk je shumë larg nga Gjici o Gic Palluqe Bilbili! Në fakt, ti duhet të jesh objekt i SPAK edhe për pronat në Pogradec dhe Korçë. Por, SPAK është ASPAK prandaj bëni ju bla-bla. Tani vazhdo se do të kesh lajme të tjera O Bilbil Palluqja Spaho.
EDMOND SPAHO: REPLIKË E DETYRUAR ME SYÇIN, ALIAS ILIR DEMALIA
Shpifjen e keni mjetin e parë të sulmit. Unë nuk kam prona të asnjë lloji në Korçë dhe Pogradec. Nëse disponon fakte çoji në Inspektoratin e Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë, si dhe në SPAK. Sa për atë historinë rozë, më gajase. Nëse do ishte e vërtetë, do e kishte marrë vesh gjithë Shqipëria pasi Maliqi një pëllëmbë është. Thuaje me emër mbiemër. Jo me qyteti N, inspektori P, informatori K, si në kohën e Sigurimit. Je larg nuk të hedh dot në gjyq. Këtu e mbyll debatin me ty