Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me një dokument të Autoritetit të Dosjeve ku thuhet se një bashkëpunëtor me inicialet I.M është ish-Presidenti Ilir Meta.

 

Rama ka bërë një sqarim të gjatë ku tregon që drejtuesjen e Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Genta Sula e ka njohur pikërisht nga Ilir Meta.

 

“Kështu, me propozim të atij vetë dhe falë një CV-je realisht serioze, Genta Sula u bë kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës.”- shkruan Rama.

 

Kryeministri bën të qartë se mes Ilir Metës dhe Autoritetit të Dosjeve në lidhje me identitetin e ish-sigurimsit, beson këtë të fundit.

 

Rama thotë gjithashtu se përmes ndryshimeve që janë propozuar në Kuvend për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, do të bëhet e qartë identiteti I shtetasit I.M dhe shumë personazheve të tjerë sipas tij të fshehur pas hetimit që është bërë që në vitet 90’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re