Dërgohet në spital, i penduari i Drejtësisë Luftar Reçi I cili vuan dënimin në burgun e Drenovës.

 

Reci mësohet se është shtruar në spitalin e  Korçës, pasi është prekur nga Covid-19.

 

Luftar Reçi është dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit në vitin 2008, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës.

 

Për ti shpëtuar dënimit me 25 vite burgim Luftar Reçi, pretendoi se ditën e krimit dhe në momentin e krimit ka qënë tek e dashura e tij bullgare në Tiranë dhe jo në fshatin Shkopet, ku ndodhi vrasja e më pas djegia e trupit të Aleks Lalës.

 

 

Vitin e kaluar në disa rrëfime si i penduar ai ka folur për veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe me Shullazin, por ka dhene deklarata edhe për vrasjen e  biznesmenit Vajdin Lamaj,  duke fituar në këtë mënyrë statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re