Gazetari Mero Baze ka ironizuar përpjekjen e kryedemokratit Lulzim Basha për t’u dukur sa më i ndjekur dhe i pëlqyer në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, botuesi i gazetës “” ka publikuar një nga sponsorizimet më qesharake të kryera nga lideri i opozitës.

Ai kishte zgjedhur të paguante Facebook, për të sponsorizuar disa ora luksoze të cilat duhet të shfaqeshin për audiencën në Japoni.

Me nota humori, Baze ndër të tjera shkruan:

“Lulzim Basha paska filluar fushatën nga Japonia duke sponsorizuar edhe nje dyqan orësh. Po t’i fusë edhe një sushi nesër në kuzhinë, e shkatërron fare Ramën në Tokio”, ironizon Baze.

Me afrimin e zgjedhjeve, kryedemokrati ka intensifikuar aktivitetin e tij të sponsorizimeve në rrjetet sociale për t’u dukur artificialisht sa më i ndjekur në rrjetet sociale. (tema)