Dhjetëra të rinj mes të cilëve edhe me aftësi të kufizuara mirëpritën në Tiranë bashkëmoshatarët e tyre evropian për 3 ditë me radhë në pallatin e sportit “Feti Borova”.

 

Në kuadër të projektit “Shoot for inclusion”,këta të rinj shkëmbyen përvojat e tyre të cilat përdorin sportin si nxitje të projekteve inovatore gjithëpërfshirëse.

 

Sara Bala një nga organizatoret tregon se aktivitetet sportive ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e fëmijëve më aftësi të kufizuara.

 

Organizatore Shoot for inclusion

 

Po si mund të bëhet bashkë sporti ,rinia,dhe e gjithë puna që bëhet me aftësinë e kufizuar intelektuale, në këtë formë, në mënyrë sa pasive me trajnime ,seminare dhe ëorkshope që zhvilluam dhe në fushë me miniturneun 3 herë 3. Të gjithë pjesën e aktiviteteve, tregimin e talentit,kurajës, të gjitha cilësitë e mira dhe pozitive, që ka edhe aftësia e kufizuar, Sindroma Doën dhe më tej e gjithë pjesa tjetër,del në pah dhe në fushë përmes sportit. Dhe bëhet qartë dallimi dhe jepet shumë qartë mesazhi gjithëpërfshirës.

 

 

Gersi , kampion noti ,i cili e adhuron sportin kërkon që të organizohen me shumë aktivitete të tilla .

 

 

Gersi –Notar (femijë me aftësi të kufizuar)

Po më pëlqen shumë të marr pjesë në këto kompeticione  që bëhen për aftësinë e kufizuar.Më pëlqen më shumë sporti, më shumë noti. Unë e kam përfaqësuar shqipërinë në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare. Kam marr shumë medalje dhe diploma.

 

 

Të rinjtë nga Kosova dhe Europa tregojnë dëshirën që kanë për sportin.

 

 

Andi-Kosova

 

Unë jam Andi Corrolli vi nga Kosova dhe jam. Më pëlqen sporti.Ushtrohem me lojtarët e kosovës me ekipin tim. Duhen më shumë aktivitete të tilla për ne.

 

Bosnje Herzegovina

 

Më pëlqën shumë, është cdo gjë super. Më pëlqën të luaj dhe të njoh shok të rinj këtu.

 

Përveç aktiviteteve sportive të rinjtë kanë shëtitur  së bashku  në  Tiranë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re