Skip to content

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Fadil Vokrri

Sporti kosovar dhe ai shqiptar në tërësi është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Fadil Vokrrit.

 

Kreu i Federatës kosovare të futbollit humbi jeten në spital në moshën 57 vjec si pasojë e një ataku kardiak.

 

Nga informacionet e para ta dhëna nga mediat e Kosovës, u ë bë e ditur se Vokrri ishte ndiere keq në një lokal të Prishtinës, mengjesin e kësaj të shtune.

 

Megjithesë u dërgua me urgjence ne qendren klinike universitare të Kosovës, ai nuk mundi ti mbijetojë sulmit në zemer.

 

Fadil Vokrri konsiderohet një legjende e futbollit të Kosovës dhe një nga emrat më të mëdhenj shqiptar të lojës së futbollit.

 

Ai shkelqeu si futbollist tek Prishtina, disa skuadra franceze si Nimes dhe Bourges 18, turqit e Fenerbahce dhe në mënyre tek vecante tek Partizani i Beogradit në fundin e viteve 80.

 

Vokrri ka qene pjese e perfaqesues Jugosllave ne brezin e arte nga viti 1984-1987.

 

Qe nga viti 2008 ai drejtonte federaten kosovare te futbollit.