Subscribe

Prej sot Liuza Gega, Briken Çalja, Majlinda Kelmendi, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

 

Përmes një ceremonie të posaçme, shtatë kampionët olimpikë, botëror dhe evropianë do të mbajnë gradën honorifike të kolonelit.

 

Me gradimin e pesë sportistëve elitarë nga Shqipëria dhe dy nga Kosova, kryeministri Edi Rama tha se përfundon koha kur sportistët braktisin vendin dhe flamurin, se shteti nuk i mbështeste.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Jam i lehtësuar sot që kam hequr këtë barrë nga kurrizi, që e kishim trashëguar nga e shkuara. Nuk e ulim kokën nga turpi për keqtrajtimin dhe harresën ndaj tyre. Na ka ndodhur në të shkuarën që djem të përkushtuar kanë ngritur flamuj të tjerë, sepse shteti nuk i jepte mundësi për të ngritur flamurin tonë kombëtar. E bënë këtë për një palestër, për një trajtim ushqimor dinjitoz, për një trajner të motivuar, për përfaqësim. Në pamundësi për këto, përfaqësuan forcën e talentit dhe pasionit të tyre. Kjo është një histori turpi e shtetit shqiptar që i përket së shkuarës”.

 

Paga dinjitoze, Edi Rama premtoi edhe për forcat e armatosura, nga ushtari më i thjeshtë te ai që mban gradën më të lartë, atë të gjeneral brigade.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re