Subscribe

Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu është përplasur mbrëmjen e sotme me Besnik Jakaj, ish-drejtorin i ISHP-së lidhur me çështjen e fshehjeve të numrit të vdekjeve nga Covid në vend.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, deputetja Spahiu është shprehur se të akuzosh mjekët për fshehje të vdekjeve është një përgjegjësi shumë e madhe pasi përbën përgjegjësi penale.

Kjo  efundit është akuzuar nga doktor Jakaj se pozicioni i saj është si deputete dhe duke i treguar se specialistët tashmë nuk guxojnë të flasin e të thonë të vërtetën.

Klodiana Spahiu: Është një përgjegjësi shumë e madhe të thuash “fshehje e vdekjes”. Unë si kardiologe kam firmosur për vite të tëra skedat e vdekjes në spital është një gjë e tmerrshme ti thuash një mjeku që ke fshehur vdekjen, sepse është përgjejgësi penale. Ky debat që ka përfshirë opozitën e tërë dhe mendojnë se do ftiojnë pikë nga kjo punë për 25 Prillin, të jeni të sigurtë që realisht ne na duhet të dëgjojmë specialistë pas disa muajve, kur bëhen studimet për të parë sa ka qenë numri real i vdekjeve dhe sa kanë qenë vdekjet e publikuara.

Besnik Jakaj: Je duke fol si deputete. Të dëgjosh specialistët, një mjek guxon dhe del dhe I sulet në mënyrë të turpshme kryeministri. Kush guxon të flaës, pastaj, dhe të thotë të vërtetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re