Subscribe

Vazhdimi i publikimit të karikaturave nga revista e njohur franceze “Charlie Hebdo” ka përhapur shqetësim.

I ftuar në “Spotlight” në Vizion Plus, profesor Erion Kristo teksa i referohet ngjarjes së rëndë ndodhur pak ditë më parë në Paris, ekzekutimit të mësuesit Samuel Paty, shprehet se më shumë se një çështje e së drejtës, vendosja e karikaturave duket një lojë politike.

Kristo: Në qoftë se ne flasim për të drejtën për të folur, ka dhe një imponim nga shteti francez që mua më duket shumë i tepruar. Kjo ideja që ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë dhe në emër të asaj ngjarjeje të rëndë përqeshim çdo gjë të mundshme, fyejmë poshtërojmë, vendosim karikaturat në ndërtesat qeveritare. Pra qeveria mban një rol. Mua më tepër se një çështje e të drejtës apo e shpirtit francez apo republikan, më duket një lojë politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re