Subscribe

Pas denoncimit të bujshëm nga kreu i PD-së Lulzim Basha, manipulimi I shifrave të cdekjeve nga Covid-19 u shndërrua në debat plot dilemma në opinionin public.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Besnik Jakaj, ish-drejtor i ISHP-së, lidhur mbi këtë çështje është shprehur se vdekjet në shtëpi nuk regjistrohen si të shkaktuara nga Covid, duke e ngritur këtë si një problem. Hendekun me shifrave ai e lidh me raportimin e vdekjeve, i cili bazohet në tamponim.

“Ne raportojmë në spitalet Covid, vetëm vdekjet me SarsCovid2 që ndodhin brenda spitalit Infektiv, Covid2-it të Sanatoriumit dhe Covid 3-it. Kemi një problem, i raportojmë ato bazuar mbi tamponimin. Të gjithë profesionistët e Shëndetit Publik më kuptojnë që ligjërisht shkon deri në 30% fals-negativiteti që do të thotë: Ne kemi personazhe publike që janë bërë mediatike, është negativizuar pacienti me tampon, por nuk është 100% e vërtetë kjo dhe pas 2 ditëve ka humbur jetën në shtëpi dhe nuk është regjistruar Covid”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re