Subscribe

Ish-drejtori I Institutit të Shëndetit Publik, Besnik Jakaj, I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, është shprehur se Sars Covid është një grip I thjeshtë. Sipas tij është e turpshme që rastet të duhet të flutorojnë me chartera drejt shteteve të tjera.

“Nuk është një dramë në vetvete Sars-i. Në finale është grip. Të fluturojnë chartera pafund, është e turpshme, sepse është një mjekim simptomatologjik, në bazë të dëmtimit. Është një virus, që sipas dobësisë organike të individit vepron”

Sipas Jakaj, në Infektivin e Tiranës do të duhej të mblidheshin vetëm rastet erënda, pasi të lehtat mund të trajtoheshin edhe në spitalet rajonale sa kohë parashikohet të kenë infeksionist e pneumology. Sipas tij kjo është edhe ajo çka ka sjellë në problemin real se “Kush po luan me vdekjet?”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re