Të sprovohesh me humbjen e bashkëshortit dhe të durosh dhimbjen e vdekjes së 7 fëmijëve. Varfëri dhe pamundësi, derisa një ditë vjen lajmi tjetër se je e sëmurë me kancer.

Më të gjitha këto sprova u përball një grua nga fshati Talinovc i Ferizajt. Mevlide Masani është shembulli i sakrificës dhe i vullnetit për t’ja dalë vështirësive të jetës e për të mundur sëmundjen e kancerit. Historia e Mevlides u publikua kohë më parë në median e Kosovës dhe nuk ishin të paktë ata shqiptarë që e ndihmuan gruan që përballej me vështirësi financiare dhe pamundësi për t’u kuruar.

Tashmë Mevlide Masani e ka mposhtur kancerin dhe jeton me të birin, të vetmen dritë të syve.

“Ishallah askush nuk e provon këtë sëmundje… unë kam mbet tre ditë pa ngrënë, vetëm të mos dal me lyp. Nuk kam ngrënë veç të mbaj djalin.”. Më poshtë gjeni të plotë rrëfimin e kësaj gruaje të guximshme, përcjellë nga tv Liria.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re