Ashtu si herë të tjera, “Shqiptarët për Shqiptarët” e Fondacioni “Firdeus” i janë gjendur pranë shqiptarëve me aftësi të kufizuara, njerëz të cilët janë sprovuar dhe kanë vështirësi të mëdha përpara tyre.

Por kur shqiptarët janë të bashkuar, sprovat mund të lehtësohen. Duke u nisur nga qëllimi i mirë nga qëllimi bamirës, “Firdeus” i është bashkuar misionit të Izet Onuzit, një shqiptari të sprovuar vetë me humbjen e të katër gjymtyrëve.

Sidrit Bejleri ka shkuar në qendrën e Izetit, për t’i dhënë lajmin e mirë nevojtarëve se protezat ua kanë paguar shqiptarët bamirës.

Sidriti: Thojnë, me ta dit, ta di ai që e ka kalu sprovën tënde ose dikush që të don shumë fort. Izeti është spovu si ju, biles edhe më tepër… është dhe pjesa tjetër, që ju do dhe fort.

Izet Onuzi: Sidrit të falenderoj në emër të gjithë bashkëvuajtësve të mi. Unë nuk dua t’u bëj protezat e të fitoj tek ta, por dëshira e vullneti im është që bashkëvuajtësit e mi të lëvizin, të integrohen në jetë. Ju falenderoj me shpirt për mbështetjen. Unë kam bërë shumë kërkesa gjithandej, por vetëm kur bisedova me ju, me Elvis Naçin, vetëm ai më tha të mos kem merak këtu e tre vite më parë, që ne do të bënim mirë për bashkëvuajtësit tanë.

Sidriti: Kjo mund të quhet pak për Fondacionin, sepse ka bërë gjëra të mëdhaja, si përshembull kurorëzimi i Thumanës, ama muri e guri janë pak në krahasim me jetën e njerëzve…

Thelbi është që ne të ndihmojmë njëri tjetrin, të mos e lëmë njëri tjetrin të vuajë, me ja dit hallin, gjë që shqiptarët e kanë bërë jo pak herë. Këto proteza që do të vihen sot për ju, janë në mënyrë absolute me kontributet e shqiptarëve. Këto kontribute qarkullojnë për mirësinë, për atë që e ka një hall…

Izeti: Sot kemi 10 persona që do të ndihmojmë dhe deri tani bëhen 50 persona që Fondacioni Firdeus e “Shqiptarët për Shqiptarët” kanë mundësuar e u kanë shërbyer këtyre njerëzve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re