Pas postimit në faqen  Partia Socialiste Bashkia Berat  në rrjetin social facebook, ku reagohej kunder kryetarit të Bashkisë Berat, Petrit Sinaj, sipas së cilës Sinaj po bën presione në prag fushate ndaj punonjësve të këtij institucioni, duke i hequr e duke i zëvendësuar me njerëz të paaftë, vjen edhe kunderpergjigjja e Bashkise Berat.

Me poshte statusi i plote i Bashkise Berat ne Facebook:

Përmes një sulmi sa naiv, po aq të pabazë dhe të paargumentuar, segmente të caktuara të PS – së Beratit, në krizë të thellë identiteti, duke përdorur një gjuhë vulgare, jashtë çdo norme dhe kodi etik, kanë anatemuar sot Kryetarin e Bashkisë, z. Petrit Sinaj, se gjoja na paskësh shantazhuar e kërcënuar punonjës të Bashkisë për pushim nga puna. Nëse PS beson në deklarimin e saj, të provojë të thotë një emër konkret që na qenkësh kërcënuar dhe ta sjellë në një ballafaqim me Kryetarin e Bashkisë. Por s’mundin, pasi e gjitha kjo është një shpifje e rëndomtë kulisash. Gjithashtu, nuk është aspak e vërtetë që numri i punonjësve është shtuar, dubluar ( sa qesharake, tribluar!!!), gjë që s’mund të ndodhë, pasi numri i tyre miratohet në Këshillin Bashkiak dhe s’është në kompetencën e Kryetarit të Bashkisë.

Nuk është në metodën dhe as në filozofinë tonë të punës të largojmë nga puna specialistë të mirëfilltë të sektorëve të ndryshëm të Bashkisë, (pavarësisht bindjeve politike), siç ka vepruar dhe po vepron praktikisht PS në institucione të tjera, duke i mbushur ato me militantë dhe njerëz të paaftë, mjaft që të përdoren si marioneta sinkronesh në spotet propagandistike të televizioneve apo të portaleve të ndryshme.

Në Bashkinë e Beratit ka sot punonjës specialistë që vijnë nga radhët e PS – së; drejtorë drejtorish në Bashki dhe në drejtoritë e varësisë, pergjegjës të shumtë në drejtori të caktuara, shefa finance në shumicën e drejtorive të varësisë, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë ende në këtë institucion.

Kuzhina e sahanlëpirësve të PS-së është duke fabrikuar këto kohë shpifje e mashtrime, duke menduar se përmes tyre mund të rrisin sadopak kredon e tyre në opinionin publik. E gjitha kjo është një lojë kazani e paprinciptë dhe e pamoralshme e bufonëve të PS-së, të cilët, sa herë gjenden në një krizë të thellë të përfaqësimit lokal apo të përgjithshëm, porositen të sajojnë shpifje, intriga dhe mashtrime.

Përpos kësaj, nga e di PS që Krytari i Bashkisë do të jetë kandidat për zgjedhjet e ardhshme kur ai vetë nuk e ka deklaruar një gjë të tillë?!

Gjithsesi, s’ka pse t’i zërë frika socialistët, sepse opozita s’ka për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit, kësaj farse të paprecedentë në historinë e pluripartizmit shqiptar. E kuptojmë që efekti i një pranvere të vonuar apo i ditëve të veçanta të sikletshme të drejtuesve lokalë kanë ndikuar në gjendjen e tyre emocionale, aq sa s’dinë ç’flasin më. Shpresojmë që pas ca ditësh të jenë më të kthjellët dhe, në vend që të merren me shpifje, të kenë kurajë t’i kërkojnë qeverisë investime konkrete për Beratin, si në infrastrukturë, arsim, shëndetësi e gjithçka tjetër.

Ne si institucion përçmojmë dhe përbuzim çdo akuzë që bëhet për qëllime elektorale ndaj Bashkisë Berat, ndërkohë që u bëjmë të ditur autorëve të drejtimit të humbur se punën tonë nuk mund ta përbaltë, aq më pak ta zhbëjë një grup servilësh pa asnjë vlerë intelektuale, të cilët, gjatë gjithë jetës së tyre, janë ricikluar si produkte mbetjesh nga oligarkët qëndrorë apo lokalë.

Bashkia e Beratit do të vazhdojë punën e saj për t’u ofruar qytetarëve shërbime sa më cilësore.

*Zëdhënsja e Bashkisë BERAT

 

Më poshtë postimi i plotë i PS Bashkia Berat ne facebook:

Te nderuar miq, anetare, mbeshtetes dhe simpatizante, te Partise Socialiste!

Keto javet e fundit Kryetari i Bashkise Berat ka aktivizuar shpirtligesine e tij qe e ka karakterizuar qe ne fillim te marrjes se mandatit nga koalicioni yne ne vitin 2015.

Kryetari ne ikje ka filluar te shantazhoje njerez te punes duke i larguar dhe zevendesuar me te tjere, pa eksperienca te meparshme pune, te cilat jo vetem prej vitesh rendojne sherbimet qe kjo bashki ka per detyre te kryeje, por edhe financat!

Muajt e fundit eshte vene re nje dublim dhe triblim i strukturave te Bashkise si dhe ndermarrjeve vartese te saj.

Ky palaco qe po drejton Bashkine (dhe disa dite i kane ngelur), i therret punonjesit ne zyren e tij dhe u ben presion per largim nga puna, duhet te ndalet per keto veprime, pasi jo vetem qe po i gangrenizon plaget ketij qyteti, por edhe vret shpresen per te jetuar dhe punuar ndershmerisht.

Te gjitha keto veprime te tij , jane pikerisht disa dite para se te filloje fushata elektorale.

I sjellim ne vemendje se nje nga kerkesat e opozites ne protestat e saj eshte pikerisht mosberja e presioneve per shkaqe politike.

Te mos harroje se ne keto zgjedhje do te ike me voten tone nga ajo karrige qe ketij monstre dhe kategorise se tij, pushteti i ka errur syte!

/Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re