Mikrobiologu, Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka deklaruar se epidemia mbyllet 28 ditë pas rezultatit negativ të pacientit të fundit të vërtetuar në laborator.

“Piku është dita me numrin më të madh të rasteve. Ne e kemi pasur të dielën e kaluar me 79 raste. Uroj ta kemi kaluar. Numrat ditorë tregojnë numrin e të infektuarve nga ata që janë testuar. Por, për çdo rast aktiv (aktualisht kemi 458 raste aktive) kemi 5-10 raste tjera në komunitet, të cilët nuk janë testuar ende (2000-4000 raste)”, ka shkruar Raka.

Sipas tij, epidemia në Kosovë nuk mbaron më 4 maj. Për këtë, ai merr shumbullin e disa vendeve të cilat kanë pasur një valë të dytë të epidemisë, siç është Singapori.

“Singapori, që ishte shembull i përballjes me koronavirus, këto ditë shënoi 1426 raste të reja në valën e dytë. Sëmundja u shfaq në konvikt të punëtorëve, i cili ishte i mbingarkuar dhe pa masa adekuate higjienike. Në veri të Kinës, po ashtu, kishte raste të reja”, shkruan Raka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re