Një reagim ka ardhur nga organizorët e një aktivitetit në posterin e së cilës nuk figuron Xhamia e Et’hem Beut.

Vërtet ka qenë e qëllimshme, por siç shpjegohet, në sensin pozitiv të fjalës.

“Moving City eshte nje aktivitet muzikor me te ftuar artistin e muzikes elektronike tekno Sven Vath. Aktiviteti organizohet nga kompania zvicerane Nordstern. Imazhi vizual ne fjale eshte nje pikture artistike e dizenjuar nga piktori anglez me origjine arabe Ismael Kushanta.

Koncepti i posterit eshte bazuar tek emri i aktivitetit moving city pra qyteti qe leviz. Godinat te cilat pasqyrohen ne interpretimin vizual nuk pasqyrojne realitetin e qytetit por godina qe kane levizur nga impakti konceptual qe inshkakton muzika tekno qytetit, ky eshte interpretimi artistik i vepres.

Zgjedhja e piktorit i cili i perket fese muslimane duke menduar se aktiviteti i cili promovohet nga posteri ne fjale promovon nje aktivitet muzike elektronike ku do te konsumohet alkool ka menduar se eshte e udhes mos te pasqyrohet ndertesa me e rendësishme e fese muslimane, te ciles dhe vete piktori i perket.

Organizatoret dhe piktori ne fjale sigurojne kedo qe mund te jete shqetesuar qe nuk ka pasur asnje konotacion negativ ne zgjedhjen e piktorit me impakt tek besimtaret musliman te qytetit te tiranes.

Deshirojme te kerkojme ndjese per cdo shqetesim qe mund te jete krijuar dhe mbi te gjitha duam te sigurojme qytetaret e Tiranes qe organizatoret respektojne thellesisht fene islame, te gjithe besimtaret musliman si dhe xhamine ne vecanti e cila eshte nje aset i cmuar dhe shume i vecante i qytetit te Tiranes”, thuhet në reagim. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re