Si reagim ndaj sqarimit të Bashës mbi vettingun në politikë, kryeministri Rama ka zgjedhur ironinë.

Duke lënë pas argumentimin se ajo çfarë kërkon PD është e pamundur para misionit që ka SPAK e BKH, Rama e anashkalon me “të qeshur” Bashën.

“Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, shkruan Rama në rrjete.   

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re