Skip to content

“Sqarova pozicionin”/ Arben Ahmetaj del nga SPAK pas 5 orësh ku u mor në pyetje

Arben Ahmetaj doli nga godina e SPAk pas më shumë se 5 orësh, ku u mor në pyetjë në lidhje me hetimet për Inceneratorin e Elbasanit.

 

Ish-ministri  dhe ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka qenë i shoqëruar nga avokati tij Henrik Ligori në Prokurorinë e Posacme.

 

Teksa doli nga ambjentet e SPAK, Ahmetaj nuk komentoi asgjë në lidhje me thelbin e marrjes në pyetje nga prokuroret, duke deklaruar vetëm se kishte sqaruar pozicionin e tij.

 

 

Ahmetaj: Sqaruam pozicionin. faleminderit.

 

Gazetarët: I druheni arrestimit?

 

Ahmetaj: Faleminderit

 

Gazetarët: Do vini sërish?

 

Ahmetaj: Të jeni mirë të gjithë. Sa herë të duhet.