Mitropoliti Mihailo me përfaqësues të kishës ortodokse malazeze bënë homazhe për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, në 27-vjetorin e asaj masakre me bazë etniko-fetare.

Ai tha nga Qendra Memoriale në Potoçari se Bosnja do të bashkohet dhe se “Mali i Zi do të jetë i lirë”.

Duke folur për rolin dhe përgjegjësinë e Kishës Ortodokse Serbe në luftërat në Ballkan, ai theksoi se besimtarët në Krishterim, por edhe në Islam, duhet të jenë mbi të gjitha njerëz.

“Në këtë kishë, për të mos thënë se cilën, nuk ka fe – është vetëm një përballje dhe gjakderdhje,” tha Mitropoliti Mihailo, duke shtuar se roli i SANU-së, SPC-së dhe Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë në luftërat në ish-Jugosllavi është i njohur.

“Sot kemi të njëjtën gjë. Populli serb nuk është gjenocidalë, por udhëheqësit e tij janë gjenocidalë”, përfundoi Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re