Edhe pas 17 vitesh nga masakra e Srebrenicës – ky 11 korrik është përvjetori i 17-të – dhimbja nuk ka fund, pasi edhe 50 jetë të tjerë të shuara nga pashpirtësia serbe pritet t’i bashkohen të shumtëve si ata.

 

Arkivolet me eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë pritet të varrosen në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit këtë 17-vjetor. Ata u nxorën nga zona e ish-Fabrikës së baterive dhe u sollën në zonën e xhamisë së qendrës përkujtimore.

Në këtë akt të trishtë morën pjesë familjarë, qytetarë dhe personalitete.

Deri më tani, 6671 viktima janë varrosur në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë-Potoçari.

E ndërsa ndodh kjo, serbët, politika e Beogradit, mohon atë që ka bërë me duart e saj, as që denjon të kërkojë falje, e për më tepër e vendos veten në rolin e viktimës, duke  tentuar të kthejë historinë, atë të qartën, përmbys.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re