Parlamenti në Sri Lankë, vendi që për shkak të një nga krizat më të mëdha ekonomike në historinë e saj erdhi deri te protestat, gjendjen e jashtëzakonshme që e shpalli presidenti Ranil Wickremesinghe e ka vazhduar për edhe një muaj.

Për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur më 17 korrik u votua në Parlamentin, i cili ka 225 vende. “Pro” votuan 120 deputetë ndërsa “kundër” 63.

Gjendja e jashtëzakonshme u jep fuqi shtesë forcave të sigurisë.

Partitë opozitare kritikojnë gjendjen e jashtëzakonshme si një lëvizje të qeverisë për të shtypur opozitën ndërsa anëtarët e qeverisë pretendojnë se protestat ishin të arsyeshme në fillim të krizës, por se më vonë “grupe që nuk besojnë në demokracinë parlamentare dhe duan për të marrë pushtetin me mjete antikushtetuese depërtuan te protestuesit dhe bënë rrëmujë”.

Qytetarët për shkak të krizës gjithnjë e më të madhe financiare dhe mungesës së karburantit në fund të marsit intensifikuan protestat.

Pati edhe dhunë ndaj u shpall orë policore ndërsa autoritetet urdhëruan hapjen e zjarrit ndaj atyre që gjatë protestave shkaktojnë dëme ndaj tjerëve ose pronave.

Protestuesit më 9 korrik hynë në godinën e kryeministrit dhe e dogjën atë.

Ish-presidenti i shtetit, Gotabaya Rajapaksa, me bashkëshorten dhe dy roje të sigurisë më 13 korrik u largua në Maldive ndërsa një ditë më vonë në Singapor.

Rajapaksa më 14 korrik dorëzoi dorëheqjen e tij përmes postës elektronike. Pas kësaj, më 20 korrik, në një votim parlamentar, presidenti dhe kryeministri i përkohshëm Ranil Wickremesinghe u zgjodh president i ri i vendit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re