Sri Lanka ndodhet në prag kolapsi pasi vendi është përfshirë nga protesta për më shumë se 2 muaj si pasojë e mungesë së karburanteve, ushqimeve dhe krizës ekonomike, që është më e rënda për vendin ishullor në 70 vjet.

 

Në 24 orët e fundit protesta ka agravuar, pasi mijëra vetë kanë hyrë në rezidencën e presidentit në kryeqytetin Colombo.

 

Presidenti ka arritur të largohet nga rezidenca përpara se protestuesit të hynin brenda saj.

 

Në rrjetet social janë transmetuar pamjet e protestuesve, të cilët shihen teksa shkatërrojnë, por edhe shijojnë luksin e rezidencës.

 

Kryeministri i Sri Lankës u ka bërë thirrje aktorëve politikë për një takim urgjent për të diskutuar situatën dhe për të arritur një zgjidhje të shpejtë.

 

Vendi ishullor me 22 milionë banorë po përballet me një mungesë të madhe valutore. Qytetaret fajësojnë presidentin dhe për 2 muaj me radhë kanë kërkuar largimin e tij.

Kriza ka filluar për shkak të mosfunksionimit të brendshëm politik, korrupsionit të lartë, shkurtimet e vendeve të punës si pasojë e pandemisë dhe mungesa e theksuar e ushqimit.

 

Presidenti shihet si shkaktari kryesor, pasi ai emëroi kryeministër vëllain e tij dhe ndryshoi kushtetutën duke marrë kompetenca të jashtëzakonshme.

 

Pakënaqësia u shtua edhe më tepër ditët e fundit, pasi presidenti urdhëroi mbylljen e shkollave dhe institucioneve të tjera për mungesë karburanti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re