Skip to content

Stadiumi i ri, Rama nxjerr fotot: Edhe pak, s’do ketë të dytë në rajon si ky

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga stadiumi i ri që po ndërtohet në Tiranë.

Në një postim në “Facebook”, kreu I qeverisë shkruan se dhe pak nga ngelur nga përfudnimi i stadiumit ndërsa nuk I kursen ironitë në lidhje me të gjithë kritikët e këtij projekti.

Rama shprehet se stadiumi do të jetë mes më të mirëve në Europë e sdo të ketë në rajon të dytë si ai.

“EDHE PAK…  Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës (Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja) Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat (Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama) #ShqipëriaqëDuam”

tha Rama.

67975682_10156913873361523_3772478687581044736_n-315x420

68344273_10156913872566523_4336725132715229184_n-865x420

68745273_10156913872726523_5868520395585355776_n-560x420