Sylvester Stallone dhe familja e tij ishin në Vatikan për të takuar Papa Françeskun. Kur Papa pa aktorin dhe yllin e filmit “Rocky”, nuk mungoi t’i referohej karrierës së yllit të Hollivudit.

 “Faleminderit shumë që gjetët kohë nga dita juaj e ngarkuar. E vlerësojmë shumë”, i tha fillimisht Stallone pasi prezantoi gruan, vajzat dhe vëllain e tij, të cilët e shoqëruan atje.

“Nderi im”, u përgjigj Papa dhe më pas komentoi, “ne jemi rritur me filmat tuaj”. Më pas, duke buzëqeshur, Stallone mori një qëndrim “sulmues” me grushta dhe Papa reagoi ngjashëm.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re