Policia e Stambollit ka arrestuar një çift francez, të dyshuar për lidhje me DEASH-in, transmetohn .
Arrestimi i çiftit me inicialet R.M dhe F.P, bashkë me tre fëmijët e tyre, është bërë të martën nga njësiti antiterrorist në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit, në kohën kur po përpiqeshin të hynin avionin i cili udhëtonte për në Francë.
Zyrtari policor i cili ka folur në kushte anonime, tha se njësitet antiterror kishin vepruar në bazë të informacioneve paraprake të marra nga shërbimet inteligjente të Francës.
Të dyshuarit, thuhet se kanë tentuar t’i bashkohen DEASH-it në Siri, duke hyrë përmes tokës turke, tha zyrtari i lartpërmendur, për të shtuar se pas përfundimit të procedurave të sigurisë, ata do të deportohen në Francë.
Forcat turke të sigurisë janë përfshirë në një fushatë të gjatë për të penguar sulmet e DEASH-it. Mbi 300 persona kanë humbur jetën në sulmet e kësaj organizate në territor të Turqisë, ku ky organizim terrorist , ka shënjestruar civilë duke përdorur sulme vetëvrasëse, sulme me raketa dhe armë./AA/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re