Avokati Jordan Daci ishte mbrëmjen e sotme në Log, News 24 për të folur mbi situatën pas zgjedhore të 11 majit, teksa PD nuk pranon humbjen dhe kërkon anulimin e zgjedhjeve.
Daci theksoi se standardet e opozitës janë të papranueshme, pasi kandidatët e saj që kërkuan rinumërim votash në KAS, u lanë në baltë.
Sa i përket kërkesës së sotme se mungojnë 130 mijë fletë votimit në procesverbalet e KQZ në gjithë Shqipërinë, Daci shtoi se kjo nuk ka shanse të ndodhë.
Jordan Daci: Që ky proces ka patur probleme, i kemi parë. Ka patur probleme serioze dhe jo serioze. Problemi është që kur opozita ka standarde të dyfishte për veten e vet dhe për popullin. Këtu e humb betejën. E patë një deputetë, që tha jemi në rregull, kemi hallin e popullit. Rrogën e sigurova tha unë.
Standardet e opozitës janë të papranueshme. Ka disa kandidatë që kërkojnë numërim votash, ankimim. Dhe Kodi Zgjedhor e ka, PD i ka lënë jetim. Argumenti është nëse PD këtyre njerëzve, me mekanizmin që ja lë partisë, e kemi bërë me kod zgjedhor se bishti kërcet me shumë se sëpata. Nëse nuk gëzojnë të drejtën me anë të ankimimit, KAS i rrëzoi.
Që të humbasim 130 mijë vota në 12 qarqe, i bie të mos ketë fare kuti votimi. Nuk ka shanse të ndodhë. Vetëm nëse nuk ka kuti fare, atëherë humbasin 130 mijë fleta.