Starbucks Corp., operatori më i madh në botë i kafeneve, ka lansuar një sërë pijesh me vaj ulliri në Itali për ta rritur pjesën e tregut në një vend ku po përpiqet për të fituar terren.

Zinxhiri fillimisht do ta shesë linjën e re të kafesë Oleato, e cila përfshin një pije me vaj ulliri të zier me qumësht tërshërë, vetëm në Itali.

Më pas planifikon t’i lansojë kafetë në SHBA, Japoni, Lindjen e Mesme dhe Mbretërinë e Bashkuar më vonë këtë vit, thuhet në një postim në blog të kësaj kompanie me bazë në Seattle.Vaji i ullirit, një pjesë kyçe e dietës mesdhetare, është përshëndetur gjerësisht për përfitimet e tij shëndetësore.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re