Tomori do të kthehet sërish të luaj në Berat përballë Apolonisë në një ndeshje të rëndësishme për skuadrën beratase, e cila do të transmetohet në RTSH. Tomori kështu nesër do të nis fazën e fundit të kampionatit dhe përpara ka plot katër finale, të cilat do të vendosin fatin e sezonit.

Nesër trajneri Dule nuk do të ketë të gatshëm Sharavollin dhe Dervishin ndërsa ende mbeten në dyshim Duka dhe Drabo dhe kështu formacioni i beratasve pritet të jetë i ndryshëm nga ai i transfertës së fundit ndaj Pogradecit.

Përpara kësaj ndeshjeje, Berati.TV ka mbledhur statistikat e këtij derbi nga viti 2011. Në këtë sezon skuadrat janë përballur tre herë dhe dy barazimeve në Fier i shtohet ajo ndeshje e fituar në fushë nga Tomori dhe e humbur në tavolinë për shkak të një vendimi të ashpër të komisioneve pranë FSHF-së.

Kështu në këto tre ndeshje Apolonia ka grumbulluar 5 pikë ndërsa Tomori vetëm 2 por me domosdoshmërinë për të fituar sfidën e nesërme në Berat.

Kështu në 27 sfidat e fundit të luajtura mes tyre, Tomori numëron 10 fitore ndërsa Apolonia me fitoren e këtij sezoni ka arrit në 8 fitore. Ndërsa 9 sfida mes tyre janë mbyllur në barazim me një golavarazh të barabartë 29 – 29./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re