Skip to content

Statistikat e frikshme nga 2024/ Në Shqipëri, krimet në familje thuajse njësoj me vrasjet nga krimi i organizuar

Metoq sd

Problemi i vrasjes në familje, është ‘eksportuar’ ndjeshëm edhe në familjet shqiptare që jetojnë në Greqi dhe Itali

Familja është një vend i rrezikshëm në Shqipëri. Krimi në familje la të vrarë thuajse po aq persona, sa ka vrarë edhe krimi i organizuar me atentate.

Shifrat janë domethënëse, nga mbi 50 të vrarë në vitin 2024, 15 janë viktima nga krimi i organizuar në atentate, ndërsa 10 janë viktima nga dhuna në familje, apo persona të afërt.

“Në të vërtetë niveli i dhunës ose i krimeve në familje është rritur gradualisht për shumë arsye. Në radhë të parë është procesi i akulturimit, i përshtatjes me mjedisin e ri social-ekonomik dhe zhvillimet e reja. Ndryshimi është i vështirë dhe i dhimbshëm për shumë arsye. Ata që vijnë nga zonat rurale mbartin një kulturë të trashëguar patriarkale, ndërkohë që në zonat urbane në qytet gjen nevojën për të për të zhvilluar kulturën individualiste, Kjo lloj përplasjeje kulturash çon përplasje krijon konflikte deri në nivele krimesh”-shprehet sociologu Edmond Dragoti.

Ndër ngjarjet më të rënda brenda familjes ishte ajo e nënës në Shkodër, e cila në kushte të rënduara psikologjike, mbyti tre fëmijët e mitur në Lumin Buna. E tillë ishte edhe ngjarja e Shënavlashit, ku një familje e tërë, nëna bashkë me fëmijët organizuan vrasjen dhe groposjen e Pëllumb Metës.