Ai ka qenë në top formë në Barcelonë dhe në Argjentinë

Lionel Messi ka qenë briliant në vitin 2021 si për Barcelonën ashtu edhe për Argjentinën derisa ai ka shënuar 33 gola dhe 13 asiste në 36 ndeshje në të gjitha garat për të dyja skuadrat.

Kapiteni i Barcelonës ka shënuar 28 gola dhe ka bërë nëntë asiste me Blaugranan gjatë këtij viti kalendarik dhe ka shënuar pesë gola, si dhe katër asiste me Argjentinën.

Messi ka shënuar 23 gola në 30 paraqitje në La Liga gjatë 2021-ës dhe është njëri ndër golashënuesit më të mirë këtë sezon. Ai po ashtu ka shënuar tri gola në Copa del Rey, duke e udhëhequr Barcelonën për ta marrë këtë trofe si dhe dy gola në Ligën e Kampionëve ku Katalunasit u eliminuan nga Paris Saint-Germain në 1/8-ën e finales.

Kontrata e Messit me Barcelonën zyrtarisht ka përfunduar, por dy palët janë në negociata të reja për të nënshkruar një kontratë të re e cila do të ndodh pasi që Messi ta përfundon turneun në Copa America.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re