Teksa numri i të prekurve me Covid-19 çdo dite shënon shifra te frikshme, jetët e humbura po ashtu shtohen çdo dite. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2020 në bashkinë e Elbasanit  u regjistruan 558 vdekje me shume se një vit më parë, ndërsa ndikim ka luajtur jo pak koronavirus.

Ne vitin 2020 ne bashkine e Elbasanit u ndanë nga jeta 1648 persona, ndërsa ne vitin 2019 numri i vdekjeve ishte 1090.Një rritje e ndjeshme krahasuar me mesataren e vdekjeve ne një periudhe normale ne Bashkine e Elbasanit.Vetëm ne qytet, ne vitin 2020 humben jetën 880 persona, ndërsa ne vitin 2019, 632 persona. Muaji që regjistroi numrin me te larte te vdekjeve ishte dhjetori, kur u shënuan 55 jete te humbura me shume se një vit me pare.Nga te dhënat shkaku kryesor i vdekjeve ne vitin 2020 ka qenë arresti kardiak/respirator. Mjekja kardiologe Diamanta Shuteriqi ne Elbasan rendit disa nga arsyet se përse  një person shkon ne arrest kardiak/respirator , duke e lidhur ngushte me covid-19.

“Këtë vit kanë ndodh dhe për shkak të komplikacioneve nga Covidi. Është shtuar stresi edhe te të rinjtë edhe te moshat e avancuara. Është ai ankthi që po kalove Covid domethënë je drejt vdekjes, sepse u reklamuan shumë raste të vdekjeve. Covidi la dhe shumë komplikacione në mushkri që çoi në arreste respiratore”, tha mjekja.

Statistikat e vdekjeve vijojnë të rritën edhe më frikshëm gjatë vitit 2021, të paktën jetet e humbura si pasojë e e Covid 19-të . E pavarësisht këtyre shifrave po shtohet mungesa e ndërgjegjësimit. Bare e restorante janë te tejmbushura ne çdo orar te ditës pa asnjë kriter sigurie ndërsa përballe kolapsit ekonomik duket se është zgjedhur rruga e riskut te jetëve njerëzore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re