Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë bërë paraqitje brilante për Barcelonën dhe Juventusin, respektivisht, deri tani këtë sezon. Ama, në bazë të statistikave, superylli argjentinas veçohet si shumë më i mirë.

Vetëm në këtë sezon, kapiteni i Barcelonës i ka shënuar 29 gola, ndërsa asi i Juventusit vetëm 17.

Messi po ashtu ka dhuruar 14 asiste dhe ka bërë 89 pasime kyçe, krahasuar me shtatë asistet dhe 44 pasimet kyçe të Ronaldos.

Sa i përket driblimeve, 31-vjeçari argjentinas i ka 96 sosh, ndërsa 33-vjeçari portugez vetëm 33.

Leo i ka marrë me vete 13 çmime lojtari i ndeshjes, ndërsa ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit vetëm shtatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re