Fitorja ndaj Elbasanit në Cërrik ishte edhe ndeshja e fundit për Tomorin gjatë fazës së parë. Nesër nis edhe faza e dytë e kampionatit dhe trasferta në Lushnje do të jetë sfida e parë. Por në prag të kësaj sfide Berati.TV publikon statistikat e kësaj faze të parë.

Tomori këtë fazë të parë e ka përfunduar duke u pozicionuar në vendin e gjashtë dhe nëse faza e dytë mbyllej sot do të ishim jashtë garës për Kategorinë Superiore. Në këtë fazë të parë Tomorin numëron 3 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje. Interesant është fakti se skuadra ka siguruar 7 pikë në transfertë dhe vetëm 6 pikë në shtëpi duke hasur shumë vështirësi në Berat ku ka luajtur edhe 5 ndeshje kundrejt 5 në transfertë.

Me 11 gola të shënuar bashkë me dy kryesuesit Besa dhe Bylis janë sulmet më të mirë të grupit pas Pogradecit. Po ashtu kanë pësuar 9 gola dhe vetëm Elbasani, Turbina dhe Egnatia kanë pësuar më shumë se Tomori.

Në këtë fazë të parë në Berat kanë drejtuar dy trajner ku sezonin e nisi tekniku i sezonit të shkuar Gersi Arbri, i cili e drejtoj Tomorin vetëm në ndeshjen hapëse ndaj Lushnjes në Berat. Pas javës së dytë për tetë ndeshje me radhë është Bledar Devolli trajneri i ri i Tomorit.

Tomori është një ndër skuadrat jo vetëm në Kategorinë e Parë që ka përdorur më shumë futbollist në vetëm nëntë takime. Janë plot 23 futbollist që janë hedhur në fushë për shkak zgjedhje trajnerësh, formë sportive, dëmtime dhe penalizime për futbollist të ndryshëm.

Janë vetëm katër futbollistët që kanë luajtur në të katër sfidat e kësaj faze të parë: Koleci, Çaço, Ogbodike dhe Mujkiç dhe pikërisht është mbrojtësi boshnjak i vetmi që ka luajtur me minutazh të plotë.

Golshënuesi më i mirë i skaudrës është mesfushori nigerian Frajdej me tre gola ndërsa pas tij me nga dy të tillë janë: Sharavolli, Ogbodike dhe Mujkiç ndërsa Çaço e Koleci kanë shënuar vetëm nga një të tillë.

Skuadra ka shënuar pesë gola në pjesët e para dhe gjashtë në fraksionet e dyta dhe gjashtë herë  në shtëpi dhe pesë në transfertë. Vetëm në Fier ndaj Apolonisë nuk kanë gjetur golin ndërsa në tre sfida ia kanë dalë ta mbajnë portën të paprekur./Berati.TV

Futbollisti Ndeshje Zëvendësime Minuta Gola
Mikel Kaloshi 6 540
Everest Braçe 3 270
Ditmir Beci 7 592
Zhaen Rodrigo 5 420
Doraldo Paja 5 2 239
Ervis Çaço 9 785 1
Armin Mujkiç 9 810 2
Andres Markiori 2 133
Klevis Shaqe 4 360
Endri Mersini 8 698
Denis Dyca 4 4 131
Kristi Joti 6 404
Ardian Gega 3 2 87
Eristotel Koleci 9 1 701
Brajt Frajdej 8 697 3
Genald Sharavolli 8 1 496 2
Ariel Drabo 7 6 267
Antonio Qengji 1 1 13
Salvador Gjonaj 4 2 153
Aldo Dervishi 3 1 191
Sali Kumani 1 1 38
Kingsli Ogbodike 9 1 742
Klaudio Mahmutaj 4 3 155

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re