“Nuk të kam votuar kurrë”! Kështu i shkruan një qytetar kryeministrit
Edi Rama, i cili i kërkon ndihmë, pasi familja e tij me nënën invalide
dhe vajzën 2 vjeçe ka tre muaj që është në errësirë, sepse nuk i bëjnë
kontratën e dritave.

Në mesazhin drejtuar Ramës, qytetari shprehet se po vuan ndëshkimin
për shkak të borxheve të pashlyera që ka vëllai i tij, ndonëse vetë ai
nuk ka asnjë problem.

Mesazhet e qytetarit, i cili ndër të tjera e falënderon kryeministrin
për zgjidhjen e problemit, janë publikuar nga vetë Rama, në faqen e tij
në “Facebook”, teksa nuk mungon dhe përgjigjja e këtij të fundit.

Kreu i qeverisë i thotë qytetarit se “Më vjen shumë mirë që problemi u zgjidh. As nuk të pyeta për kë ke votuar, as nuk e ndoqa hallin që të më votosh mua, po sepse e bëj këtë me të gjithë edhe pse do doja të bëja shumë më tepër për të gjithë! Të jeni mirë familjarisht”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re