Skip to content

Stërgjyshi iku nga Filati me libra në gjuhën shqipe, Genc Sejko zbulon rrënjët e tij: Jam nipi i Mehmetit, i mora mbiemrin e sot jam i pasur

TIRANË– Njeriu i ‘meme-ve’ Genc Sejko ka zbuluar detaje nga prejardhja e tij dhe paraardhësve të tij nga Filati i Greqisë. Me anë të një statusi në Facebook, Sejko ka treguar se në vitin 1920 stërgjyshi i tij Mehmeti, u largua nga shtëpia e tij dhe me vete mori vetëm libra shqiptarë.

Sipas tij, Mehmet Sejko ishte firmëtar i memorandumit që u bënë çamët Fuqive të Mëdha në vitin 1919 për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë; në 1908 bashkë me disa patriotë të tjerë hapën shkollën e parë shqipe në shtëpinë e tij në Filat ndërsa një vit më vonë bashkë me mikun e tij Musa Demin formuan klubin “Vllazëria” për përparimin e gjuhës shqipe.

“Në 1920, mushkat e Mehmet Sejkos nuk u ngarkuan me pasuri por me libra në gjuhën shqipe. ‘Nuk dua që të bien në dorë të grekut’ i tha të shoqes. Grekët i morën pasurinë dhe pronat. Diktatura e Enver Hoxhës i mori të tre djemtë edhe pse këta kishin luftuar për lirinë e Shqipërisë. Unë i mora mbiemrin e jam sot më i pasur se kurrë,”-shkruan Sejko.